Sport

“Plisat” solidarizohen me familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, dërgojnë ndihma

Tifogrupi “Plisat” i janë bashkuar nismës së shumë kosovarëve për t’u dalur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” ata kanë mbledhur ndihma të shumta dhe në ora 17:00 niset autobusi i parë për në Shqipëri, transmeton Koha.net.

“Grupi i parë niset për Shqipëri në ora 17:00, kurse Plisat tjerë vazhdojnë të qëndrojnë tek sheshi Zahir Pajaziti edhe pas orës 17:00”, thuhet në një postim të Plisave në Facebook.

{gallery}

Kujtojmë se nga tërmeti i sotëm në Shqipëri deri tani janë 16 persona të vdekur e mbi 600 të lënduar.