Sport

KFOR-i italian u dhuron fëmijëve në Kosovë pajisje sportive të AC Milanit

50 fanella, bluza e tuta të AC Milanit u janë shpërndarë disa ekipeve të futbollit junior në Kosovë nga ushtarët italianë të KFOR-it, njësia multinacionale me bazë në Pejë, transmeton Koha.net.

Gjiganti italian i futbollit kishte dhuruar këto pajisje pas miqësores të zhvilluar në Kosovë ndaj Feronikelit, më 10 gusht.

{gallery}

Koloneli, Daniele Pisani e ka falënderuar klubin italian për këtë iniciativë që do të përmirësojë projekti që po zbatohet nga Komanda Rajonale Perëndimore që po mbështet 200 futbollistë të rinj kosovarë, të quajtur “Jeta ime në duart tuaja” me synimin për t’iu mësuar procedurat e ndihmës së parë që aplikohen në sport.