Sport

Tottenhami pas mbrojtësit Ake

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi Nathan Ake ka gjasa të mëdha të jetë përforcimi i parë i Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.

Bëhet e ditur se trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho e sheh holandezin Ake si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.

Ake 24-vjeçar, është pjesë e Bournemouthit dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro, transmeton Koha Ditore. Ake ka kontratë me Bournemouthin deri në vitin 2022 dhe këtë edicion ka shënuar një gol në 13 ndeshje në Premier League.

Ake ka edhe 11 ndeshje me Holandën kurse karrierë në Angli ka bërë edhe te Chelsea, Watfordi e Readingu.