Sport

Kasami “hat-trick” në humbjen e Sionit

Foto: Blick

Futbollisti shqiptar Pajtim Kasami ka realizuar tre gola të dielën në humbjen 4:3 që Sioni e ka pësuar në shtëpi ndaj Young Boysit, në ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Kasami luajti tërë ndeshjen për Sionin, siç luajti edhe Bastien Toma, ndërsa Ermir Lenjani luajti 72 minuta. Betim Fazliji ka luajtur tërë ndeshjen për St. Gallenin, të dielën në fitoren 4:1 të shënuar në shtëpi ndaj Neuchatel Xamaxit, shkruan Koha Ditore. Për Xamaxin luajti tërë ndeshjen Arbenit Xhemajli, që u ndëshkua me të verdhë. Samir Ramizi po ashtu luajti tërë ndeshjen. Taulant Saferi u aktivizua nga minuta e 46-të.

Të shtunën Baseli i Taulantës Xhakës, Kemal Ademit dhe Edon Zhegrovës ka pësuar humbje 2:0 në udhëtim ndaj Servettes. Xhaka luajti 68 minuta para se të zëvendësohej me Ademin, ndërsa Zhegrova nuk u aktivizua fare.

Ademi u ndëshkua me të verdhë. Toni Domgjoni luajti tërë ndeshjen për Zuerichun të shtunën në fitoren 3:0 ndaj Luzernit. Te Zuerichu në bankinë qëndroi tërë ndeshjen Benjamin Kololli. Ndërsa për Luzernin i plotë ishte Idriz Voca dhe u ndëshkua me të verdhë.