Sport

Unitedi ndan pikët me Sheffieldin

Foto: Reuters

Manchester Unitedi ka arritur të marrë vetëm një pikë në udhëtim te Sheffield Unitedi, 3 me 3.

“Djajtë e Kuq” ishin në disavantazh prej dy golave, transmeton Koha.net.

Fleck i dha epërsinë Sheffieldit në minutën e 19, kurse epërsinë e vendasve e dyfishoi Mousset kur po luhej minuta e 52.

Inkuadrimi i Greenwoodit në vend të Pereiras ndryshoi krejtësisht lojën e Manchester Unitedit, që arriti në vazhdim të shënojë tre gola.

Williams, Greenwood, e Rashford shënuan golat për Manchester Unitedin.

Megjithatë, vendasit siguruan një pikë duke shënuar në minutën e 90+1 përmes McBurniet.

Me këtë barazim Manchester Unitedi arrin në kuotën e 17 pikëve në vendin e nëntë, derisa Sheffieldi në vendin e gjashtë ka 18 pikë.