Sport

“Sporti Total” për futbollin e Kosovës

“Sporti Total” këtë të diel sjell në fokus xhiron e 16-të të IPKO Superligës në futboll, me dy kryendeshje në program.

Liderët e Superligës, Ballkani e Gjilani ndeshen njëra me tjetrën për të definuar pozitën e parë, ndërsa Drita e pret Llapin në Gjilan, në ndeshjen tjetër interesante të kësaj fundjave.

Të gjitha raportet e ndeshjeve, me detaje, analiza e deklarata do të mund t’i ndiqni këtë të diel, në edicionin e “Sportit Total”, që nis nga ora 22:15.