Sport

Dortmundi ultimatum Favres në prag të sfidës ndaj Barçës

Descriptive Text

Lucien Favre do të jetë në krye të Dortmundit në sfidën e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc.

Klubi gjerman synon të kalojë fazën e grupeve në këtë garë, dhe duhet të ketë rezultat pozitiv në Camp Nou, transmeton Koha.net.

Por, trajneri Favre hyn në këtë takim me presion të shtuar, pas formës jo të mirë në Bundesligë.

Aktualisht Dortmundi mban vendin e gjashtë në Bundesligë, dhe s’ka fituar në dy ndeshjet e fundit derisa pësoi 4 me 0 në derbin ndaj Bayernit.

“Në ndeshjen ndaj Barcelonës do të hyjmë të udhëhequr nga Lucien Favre dhe presim rritje të performancës. Na duhet një performancë e mirë në fushë që të mund të shikojmë përpara”, është shprehur Zorc për Funke Sport.