Sport

Loew e sheh Mustafin lider te Gjermania

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Joachim Loew, ka mbështetur qendërmbrojtësin e Arsenalit, shqiptarin Shkodran Mustafi, për të marrë një rol të liderit në ekipin e ri që e ka përzgjedhur për pjesëmarrje në Kupën e Konfederatave gjatë kësaj vere.

Loew në Kupën e Konfederatave që do të mbahet në Rusi ka vendosur të paraqitet me një ekip të ri, duke lënë anash yjtë si Manuel Neuer, Jerome Boateng, Mats Hummels, Toni Kroos, Mesut Oezil e Sami Khedira. Kupa e Konfederatave do të nisë më 17 qershor për të përfunduar më 2 korrik të këtij viti, transmeton Koha Ditore.

Sipas Loewit, Mustafi 25-vjeçar i garanton përvojë ekipit për shkak se është pjesë e Gjermanisë tashmë tre vjet. Mustafi me Gjermaninë ka debutuar në mars të vitit 2014, si dhe ka fituar titullin në Kampionatin Botëror "Brazili 2014". Ai deri më tash ka shënuar një gol në 15 paraqitje për Gjermaninë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.