Sport

Rahoveci vazhdon të mbajë kreun në Superligë

Rahoveci ka vazhduar me fitore, duke mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 79:116 (12:36, 19:30, 27:28, 21:24), në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

kanë qenë më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 12:36, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 19:30. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, ku periudha e tretë përfundon 27:28 dhe ajo e fundit 21:24.

Demarcus Stucky ishte më i miri te Lipjani me 40 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asitime, derisa te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 20 pikë për 20 minuta dhe Javis Howard me 18 pikë e 12 kërcime.

Për Lipjanin kjo ishte humbja e 11-të nga 11 ndeshje të zhvilluara, kurse Rahoveci ka dhjetë fitore dhe një humbje. Vreshtarët janë në vendin e parë në renditje.