Sport

Higuaini shkëlqen në fitoren e Juves

Foto: Reuters

Juventusi ka arkëtuar tre pikë të vështira në udhëtim tek Atalanta.

“Zonja e Vjetër” fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Ishin vendasit ata që nisën më mirë takimin duke shënuar në minutën e 56 përmes Gosensit.

Por, kampioni i Italisë arriti të përmbysë gjithçka në vazhdim të ndeshjes duke shënuar tre herë.

Ishte sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ai që shënoi dy gola në minutat 74 e 82. Kurse golin e fundit e shënoi Dybala në minutat shtesë.

Me këtë fitore Juve arrin në kuotën e 35 pikëve në krye të tabelës, derisa Atalanta në vendin e gjashtë ka 22 pikë.