Basketboll, Prishtina e Peja takohen në derbin e javës Foto: Ilustrim

Basketboll, Prishtina e Peja takohen në derbin e javës

22 November 2019 21:59

Pas dështimit në FIBA Europe Cup, përkatësisht në Ligën Ballkanike, Sigal Prishtina e Peja takohen të dielën (17:00) në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja që luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit vlerësohet derbi i xhiros së 12-të.

Sigal Prishtina është e treta në tabelë me 15 pikë nga nëntë ndeshje. Nëntë ndeshje i ka luajtur edhe Peja që renditet e gjashta me 13 pikë. Prishtina tashmë i ka tri humbje kampionale, ndërsa të mërkurën pësoi edhe në FIBA Europe Cup. Peja të enjten humbi në kuadër të Ligës Ballkanike, transmeton Koha Ditore. 

Në Superligë, Peja ka bilanc prej katër fitoreve e pesë humbjeve.

Të dielën në kuadër të javës së 12-të është edhe takimi Feronikeli – Ponte Prizreni (19:00). Dy ndeshje të tjera luhen të shtunën (sot). Nga ora 17:00 takohen Lipjani e Rahoveci, kurse nga ora 19:00, Trepça – Golden Eagle Ylli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme