Sport

Dortmundi në garë për Canin

Descriptive Text

Pas PSG-s e Manchester Unitedit, edhe Borussia Dortmundi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Emre Can, i cili pritet të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja gjermane “Bild”. Dortmundi është i gatshëm që për transferimin e Canit, të ofrojë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mesfushori 25-vjeçar, nuk është aspak i kënaqur te Juventusi për shkak të minutazhës së vogël që ka patur këtë edicion.

Ai deri më tani, ka vetëm katër paraqitje në Serie A. Can te Juventusi u transferua verën e shkuar si lojtar i lirë nga Liverpooli dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2022.