Reali ofron 80 milionë euro për Skriniarin

Reali ofron 80 milionë euro për Skriniarin

22 November 2019 13:16

Skuadra e Real Madridit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e qendërmbrojtësit të Interit, sllovakut Milan Skriniar, ka raportuar të premten “Don Balon”.

Mësohet se Reali tashmë i ka ofruar Interit 80 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Skriniarit gjatë afatit kalimtar të janarit. Skriniar te Reali shihet si përforcim i duhur për repartin e mbrojtjes dhe po kërkohet me ngulm nga trajneri Zinedine Zidane, transmeton Koha Ditore.

Ditë më parë, agjenti i Skriniarit ka lënë të hapur mundësinë e largimit të klientit të tij nga Interi. Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 kurse te ky ekip u transferua në vitin 2017 nga Sampdoria për 34 milionë euro. 24-vjeçari, që po kërkohet edhe nga Barcelona, këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje për Interin në të gjitha garat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme