Dy fytyrat e Rahovecit

Dy fytyrat e Rahovecit

22 November 2019 11:18

Humbja nga Vllaznia e Shkodrës të mërkurën mbrëma ishte e katërta rresht për nënkampionin e Kosovës në basketboll, Rahoveci, në Ligën Ballkanike (BIBL).

Në garën rajonale BIBL, që së fundi ka pësuar shumë në cilësi, Rahoveci është ekipi i vetëm pa fitore. E nëse i shtohen edhe dy humbjet në raundin eliminator të FIBA Europe Cup, atëherë del se Rahoveci ka gjashtë ndeshje ndërkombëtare këtë edicion dhe gjashtë humbje.

Mirëpo, fytyrë krejt tjetër skuadra “vreshtarë” po shfaq në Superligën e Kosovës. Është lider me vetëm një humbje pas dhjetë ndeshjeve. Prin me 19 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Te fitoret ndërkombëtare skuadrën nuk po e çon dot as trajneri me përvojë në BIBL, Marjan Ilievski nga Maqedonia. Ai zëvendësoi trajnerin kroat Neven Plantak në fund të muajit të shkuar. Ilievski ka një titull kampioni të Kosovës me Prishtinën para katër vjetësh dhe dy të Ligës Ballkanike, një e ka fituar me Prishtinën dhe një me skuadrën maqedonase Blokotehna.

Sipas Ilievskit, orari i ngarkuar ka bërë që ekipi të mos ketë të njëjtën formë në secilën ndeshje. Ilievski më 30 tetor ka debutuar në krye të Rahovecit dhe që nga atëherë ekipi ka zhvilluar shtatë ndeshje: katër në kampionat që i ka fituar dhe tri në BIBL që i ka humbur.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme