Sport

Rashkaj largohet nga Eskilstuna

Descriptive Text

Mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj, ka njoftuar se më nuk është pjesë e klubit suedez, AFC Eskilstuna.

Lajmin ai e bëri të ditur përmes Facebookut.

“Falënderoj AFC Eskilstuna për bashkëpunim dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Rashkaj ishte pjesë e këtij klubi nga janari i vitit 2018.

Ai ka deklaruar për KTV-në se në dhjetor ose janar do të vendosë për klubin e ri.