Sport

Atletico kërkon Matiqin

Descriptive Text

Ekipi nga La Liga, Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Nemanja Matiq. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mësohet se Atletico ka kontaktuar ekipin anglez, pasi synon transferimin e Matiqit gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore. Matiq 31-vjeçar, më herët ka paralajmëruar largimin nga Manchesteri për shkak të minutazhës së vogël këtë edicion, pasi ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.

Matiq ka kontratë me Manchesterin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai ka luajtur edhe te Chelsea në Angli kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.