Thirrja 'Rama ik' në stadiumin Air Albania gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë, e dirigjuar nga FRPD-ja

Thirrja 'Rama ik' në stadiumin Air Albania gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë, e dirigjuar nga FRPD-ja

21 November 2019 15:13

Tiranë, 21 nëntor- Thirrja 'Rama ik' në stadiumin Air Albania të Tiranës, në nisje të ndeshjes Shqipëri -Francë, ka qenë një lëvizje e dirigjuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, raporton Shqiptarja. Të rinjtë që mbajnë në duar pankartat me germat që formonin thirrjen Rama Ik, janë nisur që nga selia e PD-së me misionin për ta inauguruar stadiumin e ri me sloganin e opozitës joparlamentare.

Ata kanë postuar edhe foto në rrjetet e tyre sociale duke pranuar se kjo ishte një vepër e tyre. Mësohet se ata janë: Darvin Zalla, Gentjan Gjonaj, Mariglend Doçi, Jetmir Premçi, Bledjan Leka, Hajredin Ismaili, Oligert Musta dhe Oleg Hanku. Thirrjet zgjatën për disa minuta para nisjes së ndeshjes në stadiumin e ri kombëtar.

Gentjan Gjonaj është i njohur si një mbështetës i flaktë i opozitës. Ai u vu në hetim nga policia për protestën e dhunshme të opozitës të organizuar nga opozita para Kuvendit në shkurt të këtij viti.

Ai është shfaqur edhe në protestën e banorëve të Astirit, edhe pse ai nuk preket nga projekti i Unazës së Re, pasi nuk jeton fare në atë zonë. Ai u arrestua si një ndër presonat aktivë që dhunuan forcat e Policisë Bashkiake, në protestën e banorëve të Astirit, thekson Shqiptarja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme