Sport

Milani me ofertë për Ibrahimoviqin

Raportohet se Milani ka bërë ofertë për yllin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, i cili tashmë është lojtar i lirë që nga largimi nga LA Galaxy.

Mediat italiane raportojnë se Milani i ka ofruar kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe një vit, transmeton Koha.net.

Dhe në rast të arritjes së një marrëveshje totale prej 18 muajsh gjiganti italian do t’i paguante Ibrahimoviqit 6 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, Ibrahimoviq i ka bërë të ditur Milanit se vendimin për të ardhmen e tij do të marrë brenda disa javësh.