Sport

Dy gjigantë evropianë pas Pochettinos

Descriptive Text

Bayern Munich e Barcelona raportohet se duan ta kenë në radhët e veta trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, raporton The Sun.

Pochettino aktualisht është trajner i ri pasi u shkarkua nga ditë më parë nga Tottenhami, që në vend të tij e solli Jose Mourinhon, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se Pochettino, më parë kishte deklaruar se nuk preferon të punojë me klubin nga Camp Nou për shkak të afërsisë që ka me Espanyolin, rivalin lokal të Barcelonës.

Në anën tjetër Bayerni është në kërkim të një trajneri, pasi javë më parë ka shkarkuar Niko Kovaqin.