MKRS-ja çon drejt kolapsit federatat sportive Foto: Koha

MKRS-ja çon drejt kolapsit federatat sportive

Tahir Sopi Tahir Sopi 21 November 2019 08:16

Para dy muajve federatat sportive në vend është dashur të pranojnë pagesën për tremujorin e fundit, të katërtën, bazuar në memorandumet e bashkëpunimit të firmosura me Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Por, shumica e federatave ende nuk e kanë pranuar as pagesën e dytë, atë për muajt prill, maj e qershor.

MKRS-ja ka muaj që nuk po u përmbahet detyrimeve dhe kjo ka futur në borxhe federatat, e disa edhe i ka pasivizuar gati krejtësisht, shkruan sot Koha Ditore.

Në gjithë këtë situatë, MKRS-ja ka bërë pak favorizime, duke ua ndarë federatave më masovike këstin e dytë dhe të tretë, por asnjërës të katërtin.

Memorandumet e bashkëpunimit u nënshkruan me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve të federatave për vitin 2019. Shumica e federatave, subvencionet nga shteti i kanë burimet e vetme të të ardhurave.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kishte theksuar se nëpërmjet këtyre memorandumeve do të krijohen mundësitë që federatat të funksionojnë me më shumë efikasitet. Por tash gati një vit pas kësaj deklarate, ky zotim është kthyer në zhgënjim për federatat.

Kreu i MKRS-së, Gashi, i ka thënë gazetës se për këtë çështje t’u drejtohet departamenteve përkatëse. E kreu i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj, ka pranuar borxhet dhe ka dhënë disa arsye që për federatat janë të papranueshme.

Ai ka përmendur ndër të tjera se 2019-a ishte vit zgjedhor dhe se kjo ka paralizuar punën në Kuvend, ku, sipas tij, duhej të bëhej rishikimi i buxhetit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme