Sport

Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup

Prishtina është eliminuar nga FIBA Europe Cup pas humbjes në xhiron e pestë në Grupin C, nga Bayreuthi në shtëpi.

Gjermanët ishin shumë të fortë për prishtinasit duke udhëhequr vazhdimisht për të arritur në fund fitoren e thellë 93:68.

Në tabelë, Prishtina është e treta me shtatë pikë, por me pamundësi që të kalojë në dy pozitat me ndeshjen e fundit të mbetur. Ventspilsi ka dhjetë pikë në vendin e parë, Bayreuthi tetë në të dytin e Apoeli në fund ka vetëm pesë pikë.

Për t’u kualifikuar tutje, Prishtinës i duhej një fitore më e thellë se nëntë pikë.