Sport

Juventusi pas Torresit

Kampioni i Italisë, Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, Ferran Torres që është pjesë e skuadrës së Valencias.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të mërkurën se Juventusi tashmë ka nisur negociatat me Valencian dhe po tenton të siguroj transferimin e Torresit gjatë janarit, pasi 19-vjeçari po refuzon rinovimin e kontratës me ekipin nga La Liga, transmeton Koha Ditore.

Torres ka kontratë me Valencian deri në vitin 2021 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Ai këtë edicion ka treguar një formë të mirë, pasi ka dy gola dhe një asistim në 14 ndeshje për Valencian në të gjitha garat.

Torres prej edicionit të shkuar është pjesë e ekipit të parë të Valencias dhe reprezentues i Përfaqësueses U-21 të Spanjës. Torres po kërkohet edhe nga Borussia Dortmundi.