Sport

Atletico siguron brazilianin Bruno

Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes pritet të jetë përforcimi i parë te Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazeta spanjolle “AS” të mërkurën ka raportuar se Atletico tashmë ka arritur marrëveshje me Atletico Paranaensen, pasi ekipit nga Brazili i ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë muajit të ardhshëm dhe Bruno në janar do t’i nis stërvitjet me ekipin nga La Liga. 22-vjeçari, do të firmos kontratë afatgjate me Atleticon, pasi shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Bruno këtë edicion ka katër gola dhe tri asistime në 33 ndeshje për Paranaensen, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Për Brunon interesim patën treguar edhe Chelsea, Benfica e Porto.