Uellsi mposht Hungarinë për të shkuar direkt në “Euro 2020”

Uellsi mposht Hungarinë për të shkuar direkt në “Euro 2020”

19 November 2019 22:40

Uellsi ka mposhtur Hungarinë 2 me 0 në xhiron e fundit të Grupit E kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 për të siguruar pjesëmarrjen në garën e madhe.

Aaron Ramsey realizoi të dy golat për fitoren e Uellsit.

Në tabelë, Uellsi ka mbyllur kualifikimet me 14 pikë në pozitën e dytë. Kroacia ishte e para me 17. Sllovakia mbylli grupin si e treta me 13 e Hungaria ishte e katërta me 12. Azerbajxhani në fund kishte vetëm një pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme