Rahoveci kërkon fitoren e parë në BIBL, Peja të tretën Foto: Facebook / KB Rahoveci

Rahoveci kërkon fitoren e parë në BIBL, Peja të tretën

19 November 2019 21:31

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci, do ta kërkojë fitoren e parë në Ligën Ballkanike (BIBL) në ndeshjen kundër Vllaznisë së Shkodrës, që zhvillohet të mërkurën (nesër) prej orës 19:00 në Shkodër dhe i takon xhiros së katërt.

Rahoveci ka tri humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa Vllaznia ka regjistruar dy humbje në dy ndeshje. Rahoveci është ekip debutues në këtë ligë rajonale, shkruan Koha Ditore. Ndërkohë, Peja pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para po kërkon edhe fitoren e tretë në ndeshjen që do ta luajë në shtëpi kundër ekipit nga Bullgaria, Academic Bultex.

Për Pejën kjo është ndeshja e tretë rresht në palestrën “Karagaç”, pasi më herët ka triumfuar edhe ndaj Rahovecit e Vllaznisë. Dueli ndërmjet Pejës dhe Academicut zhvillohet të enjten prej orës 19:00. Në BIBL, këtë edicion po paraqiten vetëm pesë ekipe, dhe kjo garë vlerësohet se ka humbur shumë për nga cilësia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme