Sport

Tottenhami shkarkon Pochettinon

Tottenhami ka shkarkuar Mauricio Pochettinon nga posti i kryetrajnerit, pas pesë vjetësh në krye të klubit londinez.

Në një njoftim, klubi londinez ka thënë se Pochettino dhe tre anëtarë të ekipit “janë liruar nga detyrat”.

Kjo vjen pas një serie të dobët të rezultateve, me Tottenhamin që është i 14-ti aktualisht në tabelën e Premier Ligës.

Kreu i klubit, Daniel Levy, ka thënë se “ky vendim nuk ishte marrë me lehtësi e as me nguti”.

Ai ka deklaruar se “rezultatet në garat e brendshme në fund të sezonit të shkuar dhe ato në fillim të këtij sezoni kanë qenë ekstremisht zhgënjyese”.