Sport

Maradona largohet nga Gimnasia

Klubi argjentinas, Gimnasia LP, ka konfirmuar se legjenda Diego Maradona s’është më trajner në klub.

Është raportuar se Maradona do të dorëhiqet nga Gimnasia nëse presidenti Gabriel Pellegrino nuk garon në zgjedhje.

“Maradona nuk është më trajner i Gimnasias. Trajneri i ekipit rezervë Mariano Messera do të udhëheqë ekipin kundër Arsenal Sarandit”, ka thënë shefi në largim për “Fox Sports Argentina”.

59-vjeçari kishte marrë postin në shtator dhe kishte ngritur formën e ekipit duke fituar në tri nga pesë ndeshjet e fundit. Pavarësisht kësaj, Gimnasia është e treta nga fundi në ligën me 24 klube.