Donçiq shënon dyshifrorë të trefishtë me 40 pikë në fitoren e Dallasit Foto: Reuters

Donçiq shënon dyshifrorë të trefishtë me 40 pikë në fitoren e Dallasit

19 November 2019 19:05

Slloveni Luka Donçiq është bërë basketbollisti i dytë më i ri që ka shënuar dyshifrorë të trefishtë me 40 pikë në NBA, teksa Dallas Mavericks mposhti San Antonio Spurs të hënën.

Trajneri Rick Carlisle ka thënë se 20-vjeçari “mund të bëjë gjithçka që do në parket”, pasi realizoi 42 pikë në fitoren 117:110.

LeBron James është lojtari i vetëm që ka kompletuar “triple-double” me 40 pikë, në moshë më të re se Donçiq.

“Ai po kalon në ato momentet magjike tani. Është fenomenal ta shohësh. Është gjë fenomenale të jesh pjesë e kësaj”, ka shtuar Carlisle.

Në ndeshjet tjera, James Harden realizoi 36 pikë në fitoren e Houstonit ndaj Portlanti, e Giannis Antetokounmpo shënoi 33 pikë në fitoren e Milwaukee Bucks ndaj Chicago Bulls.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme