Sport

Spanja me fitore bindëse ndaj Rumanisë

Foto: Reuters

Spanja ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Rumanisë.

“Furia e Kuqe” shënoi fitore me rezultat prej 5 me 0, transmeton Koha.net.

Vendasit shënuan katër gola në pjesën e parë. Moreno ishte ai që shënoi dy herë, derisa një gol e shënoi Ruiz dhe një autogol Rus.

Kurse golin e fundit e shënoi Oyarzabal në minutën e 90+2.

Spanja, si lider i Grupit F, kualifikohet në Euro 2020 me 26 pikë. Kurse nga vendi i dytë me 21 pikë është kualifikuar Sudia.