Anglia falënderon Kosovën për mikpritjen

Anglia falënderon Kosovën për mikpritjen

18 November 2019 13:23

Kombëtarja e Anglisë e ka falënderuar Kosovën publikisht për mikpritjen e ngrohtë që ua ka bërë lojtarëve dhe tifozëve të saj gjatë vizitës në Prishtinë, për ndeshjen përmbyllëse për kualifikimet në “Euro 2020”.

Kosova e mahniti botën me mënyrën sesi e priti Anglinë në Prishtinë, si shenjë falënderimi dhe mirënjohje për ndihmën dhe kontributin që Britania e Madhe ka dhënë në çlirimin dhe pavarësimin e vendit më të ri në Europë. Nga tifozët, lojtarët, stafi dhe trajneri, të gjithë në kampin anglez kanë mbetur gojëhapur me pritjen që u është ofruar nga kosovarët.

Madje mediat botërore e kanë marrë Kosovën si shembull se si duhet të pritet një ekip vizitor në futboll. Kombëtarja e Anglisë e ka falënderuar “dardanët” për mikpritjen pas mbërritjes në ishull, përmes një postimi në Twitrer.

“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosovë”, shkruan në postim, ku kanë postuar edhe disa fotografi nga ndeshja e djeshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme