Zakaria mbetet te Gladbachu deri në verë Foto: Reuters

Zakaria mbetet te Gladbachu deri në verë

18 November 2019 10:50

Mesfushori defensiv Denis Zakaria nuk do të largohet nga Borussia Moenchengladbachu gjatë afatit kalimtar të dimrit, por do të luaj te ekipi gjerman të paktën deri në fund të këtij edicioni. Kështu, ka raportuar të hënën “Bild”.

Drejtuesit e Gladbachut, tashmë kanë refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur për Zakarian, i cili këtë edicion po shkëlqen. Mësohet se klubet e mëdha të Evropës kanë ofruar dëmshpërblim deri në 65 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili është reprezentues i Zvicrës.

“Zakaria do të jetë pjesë e Gladbachut të paktën deri në verë, pasi klubi ka refuzuar të gjitha ofertat për të|, ka shkruar “Bild”.

Zakaria këtë edicion ka dy gola dhe një asistim në 17 ndeshje në të gjitha garat. Ai te Gladbachu është transferuar para dy vjetësh nga Young Boysi për 12 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme