Sport

Barcelona interesohet për Martinezin

Foto: Reuters

Barcelona është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit argjentinas të Interit, Lautaro Martinez për të zëvendësuar uruguaianin Luis Suarez.

Suarez është duke iu afruar 18 muajshit të fundit të kontratës me Barcelonën dhe si 32-vjeçar vështirë se do t’i ofrohet një kontratë më afatgjate atij.

Raportohet se Suarez mund të largohet nga Barcelona qysh vitin e ardhshëm, ndërsa francezi Antoine Griezmann është duke shtyrë për rolin e qendërsulmuesit te Barcelona, transmeton Koha Ditore. Mirëpo, Barcelona po pritet të përforcoj sulmin më tej dhe është duke shënjestruar Martinezin, që po vlerësohet talent i madh.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal.

“Martinez është një lojtar i kompletuar dhe po përformon në një nivel të lartë. Është një lojtar që e njohin, ka edhe lojtarë tjerë që kanë shumë kualitete”, ka thënë Abidal përcjell “Mundo Deportivo”.