Punë e vështirë për Përfaqësuesen U-19 në futboll Foto: FFK

Punë e vështirë për Përfaqësuesen U-19 në futboll

17 November 2019 22:21

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll ka gjasa fare të vogla për të kaluar në raundin elitë të eliminatoreve për Evropianin e vitit tjetër.

Kosova U-19 më 13 nëntor barazoi 1:1 me Rusinë, ndërsa të shtunën pësoi thellë, 4:1, nga Polonia, shkruan Koha Ditore. Kosova tani renditet e fundit në grupin e pestë të raundit kualifikues me një pikë nga dy ndeshje.

Udhëheq Uellsi me katër pikë, Polonia është e dyta me tri pikë, ndërsa Rusia e treta me dy pikë. Dy të parët në grup kalojnë në raundin elitë, ndërsa gjasa ka edhe prej vendit të tretë.

Të martën Kosova luan me Uellsin, ndërsa Polonia me Rusinë. Kosovës i duhet fitorja ndaj liderit të grupit për të shpresuar në kualifikim. Por edhe ajo mund të mos mjaftojë. Turneu i grupit të pestë po zhvillohet në Uells.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme