Rashica: Duhet të mësojmë nga gabimet që të jemi të gatshëm kundër Maqedonisë Foto: Driton Paçarada / KD

Rashica: Duhet të mësojmë nga gabimet që të jemi të gatshëm kundër Maqedonisë

17 November 2019 20:19

Sulmuesi i krahut i Kosovës, Milot Rashica, tha se loja me Anglinë ka qenë e vështirë, gjë e cila është ditur që nga koha kur është hedhur shorti i grupeve.

“E kemi ditur që në fillim se do ta kemi të vështirë grupin, ëndrra ka vazhduar deri në ndeshjen e parafundit. I falënderojmë tifozët që na kanë përcjellë gjithandej”, deklaroi Rashica.

“Gjithë këto ndeshje që i kemi zhvilluar, kemi mësuar shumë, por duhet t’i shohim edhe gabimet që të mos i përsërisim në ndeshjen me Maqedoninë ku gjithçka mund të vendoset aty, por synimi ynë kryesor është që të kualifikohemi”, deklaroi Rashica.

Kosova u mposht në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e saj të fundit kundër Anglisë me rezultatin 0-4, duke i përmbyllur këto kualifikime me 11 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Presidenti18/11/2019 10:46

Vërehet qartë se ekipit të Kosovës i mungon shumë Zeneli. - Eshtë e pashpjegueshme se si lojtarët si Rashica e Celina ishin aq të dobët e aq të pasigurtë…sa as edhe një herë nuk gjuajtën topin në drejtim të portës së Anglisë.

Shto koment

Të ngjashme