Challandes shpreson që në rast të kualifikimit përmes Ligës së Kombeve të mos e kemi sërish Anglinë në grup

Challandes shpreson që në rast të kualifikimit përmes Ligës së Kombeve të mos e kemi sërish Anglinë në grup

17 November 2019 20:12

Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se pjesa e parë ishte e mirë, por gabimet ndodhën në pjesën e dytë.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, kreative, pozicionim të mirë, por mungonin ato pasimet, apo gjuajtjet e fundit”, tha Challandes pas humbjes me Anglinë në “Fadil Vokrri”.

Për Ibrahim Dresheviqin, trajneri i Kosovës pati përshtypje të mira, ndonëse tha se ka bërë disa gbime.

“Dresheviqi ka luajtur mirë, por ka bërë edhe gabime, gabime jo-normale. Ishte lojë e mirë, si paraqitje e tij e parë. Ai duhet të mësojë më shumë”, u shpreh Challandes.

Më tej, ai tha se shpreson që Kosova do ta arrijë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve, por tha me shaka: “shpresojmë që të mos e kemi më në grup Anglinë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme