Sport

Konfiskimi i mjeteve piroteknike, “Plisat” sqarojnë situatën

Descriptive Text

Përmes një postimi në Facebook tifogrupi nga Prishtina “Plisat” kanë thënë se policia shqiptare i kishte ndaluar në doganë përreth 4 orë, me ç’rast iu ka konfiskuar mjetet piroteknike përkundër që ato ishin të dedikuar për t’u përdorur në qytet e jo në stadium.

“Plisat” thonë se ato mjete piroteknike i kanë marrë në procedura të rregullta, transmeton Koha.net.

“Plisat” do të jenë prezent në ndeshjen e sotme të Shqipërisë kundrejt Francës që nis nga ora 20:45.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të “Plisave”, pa ndërhyrje:

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.

Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës

-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.

-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.

Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.

Një gjë është e qartë.

Dikujt i konvenon kjo - ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.

Andaj, ju bëjmë me dije se.

Gjithë këto nuk do të na ndalin.

"SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE"