Anglia me disa ndryshime në formacion për ndeshjen me Kosovën

Anglia me disa ndryshime në formacion për ndeshjen me Kosovën

17 November 2019 13:34

Callum Hudson-Odoi dhe Nick Pope do të startojnë për Anglinë në ndeshjen me Kosovën në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”, raporton “SkySports News”.

Portieri i Burnleyt do të jetë nga minuta e parë, pasi kishte marrë ftesën për herë të parë në mars të vitit 2018, derisa anësori i Chelseat Hudson-Odoi do të luajë ndeshjen e dytë me përzgjedhësin Gareth Southgate që eksploron opsionet e skuadrës.

Pritet që Southgate të bëjë edhe ndryshime të tjera për ndeshjen në “Fadil Vokrri”.

James Maddison është në dyshim dhe Jon Stones pritet të pushojë. Kjo do t’i hapë vend Tyrone Mingsit për ndeshjen e dytë për Anglinë, ndërsa pritet edhe debutimi i Fikayo Tomorit.

Edhe Harry Kanet e Marcus Rashfordit pritet t’u jepet pushim me yllin e Chelseat Tammy Abraham që mund të nisë nga fillimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme