Ëndrra olimpike e kampiones në hedhje të shtizës

Ëndrra olimpike e kampiones në hedhje të shtizës

17 November 2019 18:39

Qëkur hedhja e shtizës është prezantuar si disiplinë olimpike në Lojërat Olimpike në Los Angeles në vitin 1932, Australia ka pasur vetëm një medalist olimpik, Louis McPaulin, që fitoi të argjendtën në “Atlanta 1996” dhe dy të argjendta në botërorët e mbajtur nga 1983-a e deri këtë vit.

Por, çdo gjë ka ndryshuar me Kelsey-Lee Barberin, që mori medaljen e artë në hedhje të shtizës në Botërorin 2019 në Doha dhe është e vendosur të triumfojë edhe në Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm.

Barber pati performancën më të mirë, kur kishte më së tepërmi rëndësi, më 1 tetor në stadiumin “Khalifa International” në Doha të Katarit.

Ndonëse ishte kualifikuar një ditë më parë në tentimin e saj të dhjetë, ajo ende ishte shumë larg pas katër gjuajtjeve të para, me distancë prej 60.90 metrash, duke mbetur në vend të fundit nga tetë garueset që u kualifikuan tutje pas tri tentimeve të para. Në tri tentime shtesë ajo duhej të bënte më të mirën. Tentimi i saj i pestë shkoi dukshëm më larg, 63.65 metra dhe ishte në pozitë për të mbajtur një vend në podium... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme