
Holanda kualifikohet në Euro 2020
16 November 2019 22:45
Holandës i ka mjaftuar një barazim në udhëtim tek Irlanda Veriore për t’u kualifikuar në Euro 2020.
“Tulipanët” ndanë pikët me Irlandën e Veriut duke barazuar me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.
Vendasit nuk e shfrytëzuan mundësinë më të mirë në këtë takim duke e humbur penaltinë në minutën e 32.
Ishte Davis ai që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Holanda në vendin e dytë në Grupin C ka 16 pikë, derisa në vendin e tretë Irlanda Veriore ka 13 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.