Sport

Spanja me fitore të lehtë ndaj Maltës

Spanja ka shënuar fitore të lehtë ndaj Maltës, ashtu siç pritej.

“Furia e Kuqe” e fitoi këtë përballje me rezultat prej 7 me 0, me Alvaro Moratan që shënoi golin e parë në minutën e 23, transmeton Koha.net.

Golin e dytë e shënoi Santi Cazorla kur po luhej minuta e 41.

E në pjesën e dytë spanjollët arritën të shënojnë edhe pesë gola të tjerë.

Torres, Sarabia, Olmo, Moreno e Navas shënuan për të kuqtë.

Spanja tashmë ka prerë biletën për Evropian dhe tani në krye të tabelës në Grupin F ka 23 pikë.