Sport

Ylli kthen amerikanin Everett

Descriptive Text

Fundori amerikan Terrell Everett është kthyer te Golden Eagle Ylli për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Skuadra nga Suhareka, të premten mbrëma ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Everettin që do të jetë pjesë e ekipit prej ndeshjes së ardhshme, transmeton Koha Ditore.

Everett (193 cm) ishte pjesë e Yllit edhe gjatë edicionit të shkuar, ku luajti me mesatare prej 16.6 pikëve, 6.3 asistimeve dhe 5.1 kërcimeve për ndeshje.

Ai gjatë edicionit të shkuar pati 27 ndeshje në kampionatin e Kosovës dhe ishte ndër më të dalluarit tek Ylli.

Everett do të jetë amerikani i tretë tek Ylli, pasi pjesë e ekipit tashmë janë edhe Alante Fenner e Jameel McKay. Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, Ylli zë vendin e tretë në tabelë me 15 pikë.