KB Bashkimi merr kreun Foto: Ilustrim

KB Bashkimi merr kreun

15 November 2019 21:55

Skuadra e Bashkimit ka dal përkohësisht në pozitën e parë në renditjen e Superligës në basketboll.

Bashkimi, të premten mbrëma triumfoi ndaj Trepçës me shifrat 80:65 në ndeshjen e xhiros së 11-të që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, transmeton Koha Ditore.

Për Bashkimin kjo është fitorja e gjashtë rresht dhe e ngrit në krye të tabelës me 18 pikë, një më shumë se Rahoveci që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Terik Bridgeman me “double-double” prej 29 pikëve e 12 kërcimeve udhëhoqi Bashkimin drejt fitores, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Corie Ross (18) e Stevie Clark (10). Te Trepças vetëm dy basketbollistë ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore.

Më efikasi ishte Besnik Azemi me 25 pikë e 12 kërcime, kurse Dj Hanes shtoi 18 pikë. Ndërkohë, të premten në Suharekë, është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit, që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 104:91.

Alante Fenner e Samir Zekiqi kanë udhëhequr Yllin drejt fitores së gjashtë këtë edicion. Fenner e Zekiqi shënuan nga 22 pikë për kokë. Fazli Vitia (26) dhe Demarcus Stuckey (24) ishin më efikasit te Lipjani, ekip që nuk di ende për fitore këtë edicion.

Xhiroja e 11-të, do të mbyllet me dy ndeshjet që do të zhvillohen të shtunën.

Në palestrën “Mizahir Isma” prej orës 17:00 do të takohen Rahoveci me Feronikelin, kurse prej orës 19:00 Ponte Prizreni e pret Sigal Prishtinën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme