FFK njofton: Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli Foto: Koha

FFK njofton: Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

15 November 2019 19:25

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka njoftuar se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.

Sipas njoftimit, shitja e biletave online do të fillojë sonte në orën 21:30.

“Biletat mund t’i blini në platformën online www.tiks.app”, thuhet tutje në njoftim.

Shitja e biletave online ishte planifikuar të bëhej më datën 12, ndërkaq dhe pse ishte paraparë që nisja e biletave të niste në orën 16:00, uebfaqja e caktuar për këtë punë ka rënë menjëherë nga sistemi dhe nuk ka qenë e qasshme.

“Tiks.app”, platforma për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë – Angli, po atë ditë ishte ankuar në sulme të hakerëve për dështimin që të shesë bileta për ndeshjen e së dielës.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme