Sport

Rama zbulon pamjet e stadiumit të ri në Tiranë

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një album me fotografi nga pamja që ka marrë stadiumi i kryeqytetit, Tiranës.

Stadiumi kombëtar do të inaugurohet nesër, në ndeshjen të cilën Shqipëria e luan kundër Francës, e me të cilën e mbyll ciklin për eleminatoret e Euro 2020.

Në vitin 2015, qeveria vendosi që Arena Kombëtare të ndërtohet me koncesion nga fondet e private. Stadiumi që dikur thirrej “Qemal Stafa”, tash do të quhet “Air Albania Stadium”.

Bashkë me albumin e fotografive, Rama ka shkruar edhe një urim.

“U kry. Ta gëzojnë brezat. #ForcaShqipëria”, ka shkruar ai.

Shqipëria ka humbur gjasat për kualifikim në Euro 2020. Historike mbetet pjesëmarrja e saj në Euro 2016, e cila ishte mbajtur pikërisht në Francë.

{gallery}