Formacionet zyrtare, Shqipëri – Andorrë

Shqipëria vetëm baras me Andorrën

14 November 2019 19:28
22:42

2 me 2 është mbyllur ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës, e vlefshme për xhiron e nëntë të Grupit H në kualifikimet për “Euro 2020”.

Bekim Balaj e Rey Manaj shënuan për vendasit, ndërsa Martinez shënoi të dy golat për Andorrën.

Shqipëria tashmë është eliminuar nga kjo garë, me Francën e Turqinë që kanë kaluar në “Euro” nga ky grup.

22:03

Dy gola të shpejtë në përballjen Shqipëri – Andorrë

Dy gola të shpejtë janë shënuar në përballjen mes Shqipërisë e Andorrës.

Të dy ekipet realizuan nga një gol në 10 minutat e parë të pjesës së dytë, me mysafirët që fillimisht kaluan në epërsi 1 me 2 me Martinezin në minutën e 48-të.

Shqipëria u rikthye shtatë minuta më pas me Rey Manajn për 2 me 2.

 

 

21:05

Andorra barazon rezultatin ndaj Shqipërisë

Andorra ka barazuar rezultatin në ndeshjen me Shqipërinë.

Cristian Martinez realizoi në minutën e 18-të për 1 me 1.

 

 

20:53

Balaj kalon Shqipërinë në epërsi ndaj Andorrës

Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Andorrës pas gjashtë minutash lojë.

Bekim Balaj realizoi pas një harkimi të Odise Roshit.

 

 

19:28

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Andorrë

Shqipëria e Andorra kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Ndeshja e vlefshme për Grupin H kualifikues nis në orën 20:45.

Formacionet:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme