Sport

Bayerni insiston për Haalandin

Descriptive Text

Bayern Muencheni është duke menduar të bëjë ofertë për sensacionin norvegjez Erling Haaland, pasi e sheh atë si zëvendësues afatgjatë për Robert Lewandowskin, raporton “Kicker”.

Bayerni ka përcjellë 19-vjeçarin për disa stinorë tashmë, por ndonëse e pëlqen yllin norvegjez mbetet të shihet nëse mund të matet me ofertat e klubeve tjera të interesuara, si Manchester Unitedi, transmeton Koha Ditore.

Haalandi ka shkëlqyer për Salzburgun këtë stinor, duke realizuar 26 gola dhe asistuar gjashtë tjerë në 18 ndeshje në të gjitha garat. Për të po interesohet edhe Juventusi.

Ai është transferuar në janar të këtij viti nga Molde për pesë milionë euro. Haaland ka edhe dy ndeshje me përfaqësuesen e Norvegjisë.