Sport

Milani e do Ibrahimoviqin

Raportohet se Milani synon të transferojë yllin suedez, Zlatan Ibrahimoviq, i cili dje konfirmoi largimin nga La Galaxy.

Mediat italiane raportojnë se Milani është i gatshëm që të shesë Fabio Borinin, Franck Kessien dhe Ricardo Rodriguezin për të përfituar rreth 60 milionë euro, që do të mbulonte edhe pagën prej 4 milionë euro për Ibrahimoviqin, transmeton Koha.net.

Milani tani është duke tentuar të lirojë hapësirën për lojtarët e rinj në afatin kalimtar të janarit.