Fury mendon të përballet me kampionin e UFC-së, Mioçiq

Fury mendon të përballet me kampionin e UFC-së, Mioçiq

14 November 2019 13:37

Tifozët e boksit kanë nisur të hamendësojnë se cili do të jetë hapi i radhës i Tyson Furyt, pasi ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks ka thënë se do të përballet me kampionin e peshës së rëndë në UFC-së, Stipe Mioçiq.

Data dhe lokacioni për këtë përballje nuk janë caktuar, por destinacione të mundshme konsiderohen SHBA-ja dhe Arabia Saudite, shkruan The Sun.

Dyshja do të ndeshet në ring boksi, e jo në kafaz të UFC-së, ku Mioçiq është yll, përcjell Koha Ditore.

Do të jetë hera e dytë që një kampion i UFC-së, versioni më i madh i Arteve Marciale të Përziera (MMA), përballet në duel boksi me një boksier profesionist. Kjo lëvizje kishte përfunduar keq për irlandezin Conor McGregor, që kishte pësuar me nokaut teknik në raundin e dhjetë nga amerikani Floyd Mayweather Jr.

Dhe ka frikë se Mioçiq do të pësojë humbje të ngjashme turpëruese.


Floyd Mayweather kishte dominuar McGregorin në një përballje që u solli shumë miliona të dy luftëtarëve në vitin 2017. Mayweather dominoi para se ta ndalte McGregorin në raundin e dhjetë.

Duke e konfirmuar përballjen me Mioçiqin, Fury për “mtkglobal.com”, ka thënë: “Stipe thotë se dëshiron të boksojë me mua, kjo sigurisht se do të ishte një luftë e mirë. Pas përballjes me Deontay Wilderin, unë do të ndeshem me Stipen në një meç boksi nëse kjo është ajo që do. Do të jetë një luftë e madhe e kalimit mes sporteve, si ajo mes Mayweatherit dhe McGregorit. Unë jam i gatshëm për atë luftë, kështu që ai mund të vijë dhe të takohemi. Do të jetë rezultat i njëjtë për secilin nga ta, të gjithë do të shkatërrohen”.

Mioçiq, 37-vjeçar, është ish-kampion i UFC-së. Ka shtetësi amerikane, ndërsa origjinën kroate....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme