Sport

Ronaldo i gatshëm për ndeshjet përcaktuese të Portugalisë

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është i gatshëm të luajë në ndeshjet eliminatore për “Euro 2020” kundër Lituanisë dhe Luksemburgut, me gjithë shqetësimet për gjendjen e tij fizike që erdhën fundjavën e kaluar.

Këtë e ka konfirmuar seleksionuesi i Portugalisë, Fernando Santos, transmeton Koha Ditore.

Ronaldo ishte zëvendësuar në minutën e 55-të në fitoren e Juventusit ndaj Milanit në Serie A, të dielën me 1:0 dhe ai qartë tregoi zemërimin e tij me trajnerin Maurizio Sarri, ndërsa shkoi direkt në zhveshtore.

Sarri tha pas ndeshjes se Ronaldo ka probleme me gjurin dhe pulpin tash e një muaj, ndonëse nuk humbi ndonjë ndeshje.

Mirëpo, seleksionuesi i Portugalisë, Santos, ka thënë se nuk ka ndonjë problem me rekordmenin e golave dhe të paraqitjeve te Portugalia. Ronaldo ka shënuar 95 gola dhe mund të arrijë shifrën e 100 golave në dy ndeshjet e radhës të Grupit B të eliminatoreve për Euro 2020 kundër Lituanisë dhe Luksemburgut...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)