Shqipëria pret fitore, pavarësisht telasheve të brendshme

Shqipëria pret fitore, pavarësisht telasheve të brendshme

14 November 2019 09:24

Edy Reja nuk ka preferuar shumë të merret me lojtarët që sipas tij po shkaktojnë probleme te Shqipëria. Ai është fokusuar te grupi që ka në dispozicion për dy ndeshjet e fundit eliminatore për “Euro 2020”.

Shqipëria të enjten (sot, 20:45) në Elbasan e pret Andorrën, ndërsa katër ditë më vonë Francën, me të cilën ndeshje mbyllet fushata eliminatore për Evropian, shkruan sot Koha Ditore. Ndeshja me kampionen e botës do të zhvillohet në stadiumin e rindërtuar në Tiranë, aty ku më parë ishte “Qemal Stafa”.

Së fundi, është raportuar se mesfushori Taulant Xhaka ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet me Andorrën dhe Francën, që do të luhen këtë javë në kuadër të Grupit H eliminator. Më herët kishte refuzuar edhe Eros Grezda.

Shqipëria ka kohë që ka humbur gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm, por Reja ka kërkuar një mbyllje dinjitoze të këtij cikli eliminator.

Pas tetë ndeshjeve, Shqipëria zë vendin e katërt në grup me 12 pikë, tri më pak se Islanda që është e treta, kurse dy vendet e para në grup i ndajnë Turqia e Franca me nga 19 pikë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme